Aktrimi i Blake Lively me Justin Baldoni në filmin “It Ends With Us” solli 350 milionë dollarë fitime, por duket se bashkëpunimi i tyre ka pasur shumë probleme. Aktorja 37-vjeçare së fundmi ka ngritur një padi kundër kolegut të saj për ngacmim seksual gjatë xhirimeve. Sipas ankesës së Lively, gjërat u përkeqësuan aq shumë gjatë prodhimit të filmit, i cili u shfaq në gusht të këtij viti, sa u mbajt një takim për të adresuar akuzat e saj për një mjedis pune armiqësor, ku mori pjesë edhe bashkëshorti i aktores, Ryan Reynolds.
Si pjesë e takimit të tensionuar, Lively dhe Reynolds kërkuan që “nuk do të kishte më shfaqje të videove nudo ose imazhe të grave për Lively, të mos përmendej më “varësia e mëparshme ndaj pornografisë” e Baldonit dhe të mos kishte më diskutime rreth eksperiencave seksuale të tij përpara Lively. Ata gjithashtu kërkuan më tej, që Baldoni “nuk duhet të bëjë komente për peshën e Lively” dhe “të mos përmend babain e saj të vdekur”. Ankesa thotë gjithashtu se Lively kërkoi gjatë xhirimeve që asaj nuk do t’i kërkohej më të shtonte skena seksi, përtej asaj që ajo kishte miratuar kur nënshkroi në projektin e trazuar. Ajo pretendon se kërkesat u përqafuan dhe u miratuan nga studioja, por Baldoni dhe kompania e prodhimit, Wayfarer Studios, më vonë u angazhuan në një fushatë “manipulimi social” për të “shkatërruar” reputacionin e saj.
Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë aktori, por avokati i Baldoni tha nga ana tjetër se kjo është një përpjekje për të korrigjuar reputacionin e saj negativ, duke shtuar se akuzat janë të rreme dhe të turpshme. Sipas dokumenteve ligjore, Lively pretendon se ishte Baldoni ai që i bëri gjërat të padurueshme gjatë xhirimeve. Raportet për sjelljen e Baldoni u shfaqën në fillim të këtij viti kur Daily Mail botoi një artikull duke pretenduar se ai nuk respektonte “kufirin” e tij në xhirimet e “It Ends with Us”. Po atë ditë, Page Six raportoi se Baldoni krijoi një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë prapa skenave për të gjithë kastin.
Discussion about this post