Një prej çifteve më të komentuar të showbizz-it, Karin Adeyemi dhe Loredana, kanë surprizuar të gjithë ndjekësit e tyre dhe jo vetëm me një lajm të mrekullueshëm që kanë ndarë në rrjete sociale.
Tashmë ata janë burrë e grua! Po po e patë mirë! Ata janë martuar.
Kjo surprizë kaq e bukur u zbulua pasditen e sotme nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social të “Instagram”-it.
Çifti ka ndarë vetëm një portret nga martesa, teksa duken tepër të lumtur me unazat në gishtat e tyre, ndërsa të gjithë janë sy e vesh në pritje të pamjeve apo lajmeve të reja prej dyshes.
“02.10.204. Përgjithmonë”, kanë shkruar shkurt në postimin në rrjetet sociale.
Discussion about this post