A e dinit se çdo shenjë e horoskopit ka mënyrën e saj për të shprehur dashurinë? Më poshtë do të shihni se si e shprehin secila prej tyre.
Dashi
Është mëse e dukshme. Personat e lindur në shenjën e Dashit janë shumë protektiv ndaj persoave të zemrës. Ata mund t’i ngacmojnë njerëzit që duan, por kurrë nuk lejojnë dikë tjetër t’i cënojë.
Demi
Demi e tregon dashurinë duke krijuar një lidhje tepër të fortë emocionale dhe duke të suportuar. Nëse një Dem të do, ai do të të kushtojë shumë vëmendje dhe do të mbajë mend çdo detaj, sado të vogël që lidhet me ty.
Binjakët
Binjakët, nëse të duan, do kërkojnë me patjetër të shkojnë në aventura të ndryshme me ty. Nëse i hyn në zemër, nuk do të të braktisin kurrë. Mund të bisedojnë me orë të tëra me dikë që duan.
Gaforrja
Të lindurit në shenjën e Gaforres, e shprehin haptazi dashurinë. Ata afeksionohen jashtë mase dhe duan të jenë gjatë gjithë kohës rreth jush.
Luani
Do t’ju mbushë me dhurata dhe afeksion në mënyrë që ta kuptoni se jeni shumë të rëndësishëm për ta. Dashuria nga Luanët është lehtësisht e dallueshme pasi ata do ta shprehin vetë, ose do t’ju kushtojnë vëmendje në mënyrë të vazhdueshme.
Virgjëresha
Mund të tallet gjatë gjithë kohës me ju, por do të jetë gjithnjë pranë jush për t’ju suportuar kur të keni nevojë. Mund të mos e shprehin dashurinë me fjalë, por veprat e tyre tregojnë gjithçka.
Peshorja
Nëse një Peshore të do, do të hapet me ju. Problemet personale, Peshoret, i ndajnë vetëm me personat që i kanë përzemër. Gjithashtu, do të të bëjnë të ndihesh mirë me veten.
Akrepi
Me shumë mundësi, Akrepi, nuk do të ta shprehë dashurinë me fjalë, por duke të të dëgjuar dhe duke të të dhënë këshilla. Gjithashtu do të të mbrojnë pavarësisht gjithçkaje.
Shigjetari
Do të bënte gjithçka për atë që do. Janë shumë besnik ndaj personit të zemrës dhe gjithnjë janë përkrah tyre për t’i mbështetur.
Bricjapi
Bricjapët janë shumë besnik ndaj personave që duan dhe i mbështesin ata pavarësisht gjithçkaje. Atyre i pëlqen shumë të ndihmojnë të tjerët, kështuqë do t’ju ofrojnë shumë këshilla dhe suport.
Ujori
Ujori do të dojë të flasë me ty dhe të të qëndrojë shumë afër nëse të do. Nëse ndihesh i mërzitur, do të bëjë gjithçka për të të kthyer buzëqeshjen.
Peshqit
Peshqit e shprehin dashurinë duke të të mbështetur e duke të lënë të shfryhesh tek ta. Ata do t’ju dëgjojnë dhe do t’ju japin këshilla perfekte.
Discussion about this post