Instagram po përgatitet t’i thotë lamtumirë të gjithë filtrave në Instagram? Epo në fakt jo të gjithë. Do të vazhdojnë të jenë aktive vetëm filtrat zyrtare të kompanisë Meta.
Megjithatë flitet për një eliminim të konsiderueshëm, nga 2 milionë filtra, sapo të përfundojë i gjithë procesi, përdoruesit do të kenë akses vetëm në 140. Të gjitha filtrat viralë të krijuar nga vetë përdoruesit do të fshihen nga aplikacioni.
Ky është një vendim që natyrisht nuk kalon pa u vënë re dhe që shënon një rikthim në autenticitet.
Filtrat e bukurisë e kanë origjinën e tyre që nga aplikacioni Snapchat rreth vitit 2015. Kush nuk i mban mend selfiet e Kylie dhe Kendall Jenner, me veshët dhe gjuhën e qenit. Më pas ishte Instagram që e ktheu në një fenomen global.
Po ashtu falë platformës Meta Spark, krijuesit kanë pasur lirinë të shpikin filtra që lëmojnë lëkurën, spikatin mollëzat, apo fryjnë buzët. Ka dhe disa raste që ndryshojnë plotësisht tiparet e fytyrës.
Discussion about this post