Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca në podcat me Alketa Vejsiun ka folur për jetën e saj, një intervistë që nuk e kemi parë ta japë më herët. Mes karrierës, mëmësisë, projekteve dhe bizneseve të suksesshme Alketa e ka pyetur Marinën edhe për marrëdhënien e saj me reperin e njohur nga Kosova.
“A ka furtuna në çiftin tuaj?”– është pyetja e Alketës për Marinën.
“Do të gënjeja nëse do të thoja jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur uljet dhe ngritjet tona. Jemi natyra shumë të ngjashme, si karaktere” ndërsa më tej Marina ka shpjeguar se gjithçka ka mundur t’i zgjidhë teksa thekson se asnjëherë problemet e saj s’ka dashur t’i diskutojë me persona që nuk i përkasin familjes.
Discussion about this post