Nga: Lira Gjika
“Gjyshi ti më thua vazhdimisht të mos hedh mbeturina në rrugë”. -Po xhan i gjyshit, nuk duhet t’i hedhim mbeturinat apo plehrat vënd e pa vënd.
Prandaj janë koshat e mbeturinave. Ato janë të vendosur kudo që njerzit mos t’i lenë ku të munden pasi rrugët parqet pra i gjithë qyteti do të ishte i pisët dhe për pasojë i shëmtuar dhe i pa banueshëm. Vëndet e pista bëhen shkak për sëmundje dhe epidemi që e dobësojnë shëndetin e njeriut. Po ai djali, po edhe ai burri dhe ajo gruaja i hodhën ato letrat në rrugë dhe jo te vendi i duhur. Çdo njeri zgjedh vetë si të sillet, si zotëri apo si një njeri, që gjithë jetën e tij e kanë neglizhuar dhe ai apo ajo nuk di mënyrë tjetër si të sillet. Zotëria nuk hedh mbeturina në rrugë apo vënd e pa vënd.
Po zotërinjt janë të pasur? -Të pasur ka më shumë se zotërinj- u përgjigj gjyshi. Gjyshi po ti je zotëri? Unë përpiqem shumë që të jëm zotëri.
Discussion about this post