Madonna është ankuar për një kthim prapa të të drejtave të personave LGBTQ+ nën presidentin e ri të SHBA, Donald Trump.
“Është kaq e trishtueshme të shohësh sesi qeveria jonë e re po i çmonton ngadalë, të gjitha liritë për të cilat ne kemi luftuar dhe për të cilat kemi luftuar ndër vite”, shkroi ylli i popit amerikan, 66 vjeç në platformën X, bshoqëruar me një emoji që përfaqëson një zemër të thyer.
“Mos ndaloni së luftuari”, shtoi “Mbretëresha e Popit”.

Madonna ka qenë një ikonë homoseksuale për dekada, dhe ka mbrojtur të drejtat e personave LGBTQ+.
Që nga marrja e detyrës javën e kaluar, Trump tashmë ka nënshkruar disa urdhra ekzekutivë që kufizojnë të drejtat e personave trans. Kështu, u përcaktua se në politikën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, ekzistojnë vetëm dy gjini – “mashkull dhe femër”.
Një dekret tjetër mund të çojë efektivisht në përjashtimin e personave transgjinorë nga forcat e armatosura. Gjithashtu u dekretua se trajtimet e ndryshimit të gjinisë për të miturit nuk do të mbështeten, financohen apo promovohen nga shteti në të ardhmen.
Discussion about this post