E keni vënë re ndonjëherë se si ushqimi shijon më mirë gjatë një pikniku nën rrezet e diellit? Apo si të ngre humorin të ngrënit pranë një dritareje ku bie dielli? Nuk është vetëm psikologjike, pasi të ngrënit nën dritë natyrale mund të jetë një nga elementët më të nënvlerësuara shëndetësore.
Ekspertët po punojnë për të kuptuar arsyet që lidhin ekspozimin ndaj dritës së diellit gjatë vakteve me përmirësimin e tretjes, ekuilibrin hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme.
Këto janë disa përfitime kryesore të të ngrënit nën dritën natyrale të diellit:
1. Ritmi i përmirësuar circadian (biologjik):
Ekspozimi në rrezet e diellit forcon ritmin tuaj cirkadian, orën biologjike të trupit, e cila rregullon tretjen, metabolizmin dhe gjumin. Një studim në “Nature Revieës Endocrinology” (2019) theksoi se ngrënia në sinkron me dritën natyrale përmirëson përthithjen e lëndëve ushqyese dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve metabolike si diabeti i tipit 2.
2. Bilanci hormonal:
Drita natyrale e diellit nxit prodhimin e serotoninës që jo vetëm ngre humorin, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e hormonit të urisë, grelinës, që është oreksi, dhe leptinës që sinjalizon ngopjen. Një studim i botuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” (2014) zbuloi se serotonina rritet gjatë ekspozimit në diell, duke frenuar dëshirën për të ngrënë edhe kur jemi të ngopur.
3. Vitamina D dhe Metabolizmi:
Ekspozimi gjatë ngrënies në diell mund të rrisë sintezën e vitaminës D të trupit tuaj. Vitamina D luan një rol vendimtar në përthithjen e kalciumit, shëndetin imunitar dhe madje edhe ekuilibrin e mikrobiotës së zorrëve.
Discussion about this post