Ish-konkurentja e Përputhen, Tea Trifoni, do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmi konfirmohet nga burime për IconStyle, teksa ajo ka zgjedhur që partnerin ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Ndonëse e ka mbajtur të fshehtë, Tea duket se ka dhënë disa sinjale ne rrjetet sociale.
Nëse bëjmë një xhiro të vogël në llogarinë e Teas në “Instagram” vëmë re se ndryshe nga si ishim mësuar ta shihnim, pra mjaft aktive në rrjet, ajo së fundmi i ka rralluar postimet.
Kujtojmë se pas largimit nga “Për’puthen”, Tea Trifoni u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, në rolin e moderatores. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.
Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arjan Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u pergjigj:
“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.
Burimi:
https://iconstyle.al/ekskluzive-tea-trifoni-shtatzene-per-here-te-pare/
Discussion about this post