Cikli menstrual është periudha më e sikletshme çdo muaj për një vajzë dhe grua. Jetesa e tyre për shkak edhe të luhatjes së hormoneve është me hope. Nëse bie fjala për udhëtime, shpesh e gjejnë veten të ngazëllyera nga gëzimi, ndërsa disa ditë e gjejnë të mbështjellë me batanije në një cep të krevatit.
Por a mund të udhëtojmë gjatë ciklit menstrual?
Patjetër që mund të udhëtojnë, por ka një metodë që duhet mbajtur mend për të shijuar momentet e bukura. Ajo quhet udhëtimi i sinkronizimit të ciklit, dmth udhëtim në harmoni me ciklin menstrual.
Gratë dhe vajzat përjetojnë 4 faza gjatë një cikli. Ka ditë që ato ndihen si mbretëresha të pathyeshme, ka dhe ditë që edhe paketimi i një valixheje i duket një sport ekstrem. Fazat janë ajo menstruale, folikulare, ovuluese dhe luteale. Secila prej tyre sjell me vete nivele të ndryshme energjie dhe përqendrimi dhe bazuar në këtë, mund të zgjidhni të organizoni udhëtimin për të shfrytëzuar sa më shumë ato ditë.
Faza menstruale, ajo e para e cila fillon nga dita 1-5, është padyshim koha ideale për të pushuar, për të bërë udhëtime të shkurtra dhe për të shijuar rehatinë.
Faza folikulare, ditët 6-16 është periudha kur jemi plotë energji, të gatshme për të eksploruar dhe përballuar aventura të reja dhe sfiduese. Është koha e përkryer për ecje dhe sport.
Faza ovuluese, ditët 15-17, energjia është në kulmin e saj. Nëse keni planifikuar takime apo udhëtime jashtë vendit është momenti ideal për t’i realizuar.
Faza luteale, ditët 18-28 është një periudhë ku ndihemi pak më të lodhur, më të prirur për t’u kujdesur për veten dhe mirë bëni, në mënyrë që të përballoni më së miri sërish fazën e parë.
Discussion about this post