Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.
Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru. Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 sepse ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Përfitimet në organizëm
Molla ndihmon sistemin tretës të përthithtë më pak glukozë dhe stimulon qelizat beta të pankreasit të prodhojnë insulinë. Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.
Lëngu i mollës mund të jetë i shijshëm, me vitamina dhe antioksidantë, por magjia qëndron tek fruti i plotë. Vetëm ai të ofron fibra dhe vlera ushqimore të shumta.
Studimet thonë se ngrënia e dy mollëve në ditë ofron shumë përfitime për organizmin, dhe veçanërisht gratë i mbron nga sëmundjet e zemrës. Ngrënia e dy mollëve në ditë për të paktën 8 javë i bën mirë zemrës sepse ul nivelin e kolesterolit në gjak me deri në 4%.
Molla duhet të jetë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor me shumë fruta, perime, drithëra.
Discussion about this post