“Femrat jetojnë më gjatë se meshkujt, por në kushte më të këqija”, kështu thuhet në raportet e studimeve më të fundit që lidhen me jetëgjatësinë midis meshkujve dhe femrave. Këto të fundit edhe 4.1 vite më shumë jetë që kanë më shumë se burrat, nuk e jetojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo kohë lidhet më tepër me përkujdesjen ndaj personave të tjerë si fëmijët, bashkëshortit, sesa duke u kujdesur për veten dhe nevojat që kanë.
Gjithësesi janë disa pika të cilat femrave ua bën më të vështirë jetesën optimale.
Janë më të ekspozuara ndaj sëmundjeve të caktuar
Kur janë vajza fillojnë të jetojnë mirë, por me kalimin e viteve ajo ndryshon. Shumë preken nga sëmundje kronike apo autoimune. Dhimbje të përmuajshme për shkak të ciklit menstrual dhe pasojat e tij në sjellje dhe gjendjen e shëndetit mendor. Gratë preken më shumë nga stresi dhe depresioni etj.
Gratë kanë më pak sjellje të rrezikshme
Që nga fëmijëria ne jemi më të vëmendshëm ndaj shëndetit sesa bashkëmoshatarët tanë. Siç tregohet nga të dhënat e Istat ne pimë duhan dhe pimë më pak, kemi më pak probleme me peshën, hamë më shëndetshëm, jemi më pak subjekt i varësisë nga droga etj. Ndërsa rriten janë më të predispozuara ndaj vizitave mjekësore sidomos kur bëhet fjalë për fertilitetin.
Presioni social i bën gratë të sëmuren
Për shkak të rolit social që luajnë fillimisht si nëna ato I nënshtrohen stresit fizik dhe mendor që vë në rrezik shëndetin e tyre mendor. Sipas Librit të Bardhë për Shëndetin e Grave nga Fondacioni Onda, ky stres mund të përkthehet gjithashtu në një cenueshmëri më të madhe ndaj sëmundjeve, ndërsa izolimi që mund të rezultojë nga puna e kujdesit mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor, ankth, pagjumësi, dhimbje muskulo-skeletore, patologji metabolike dhe vaskulare.
Këto janë ato që në total e bëjnë femrën të jetoj më gjatë për shkak edhe të aktivitetit më të shumë, por më keq për shkak të trysnisë dhe presionit.
Discussion about this post