Floriana Garo ka folur për thashethemet që qarkulluan para se të martohej me avokatin, Enis Daci, se ajo kishte pasur një lidhje me një sheik. Dhe siç shkruhej, sheiku e kishte ndihmuar të ecte përpara. Në një intervistë, ajo tha se ky ka qenë thashethemi më i çuditshëm që ka dëgjuar për veten.
“Që unë jam e lidhur me sheik nga Dubai. Që këta sheikët ma shtruan komplet rrugën për të vazhduar përpara.”, u shpreh Floriana në Glamour Zone duke iu përgjigjur pyetjes se “cili është thashethemi më i pavërtetë që ke dëgjuar për veten, por që ka qarkulluar shumë nëpër media?”
“Nuk kam qenë asnjëherë e lidhur me ndonjë sheik të Dubait, dhe nuk ka qenë as objektiv.”, shtoi ajo.
Discussion about this post