Në pranverë trupi ynë ka nevojë për energji dhe shëndet për të përballuar ndryshimet që ndodhin në natyrë. Vakti i mëngjesit është momenti i përsosur për të filluar ditën me ushqime të pasura me vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë trupin të funksionojë më mirë dhe të përballojë më së miri pasojat e ndryshimit të stinës
Por çfarë duhet të bëni?
Përfshini proteina të shëndetshme
Proteinat si vezët apo kosi jo me shumë yndyrë janë të shkëlqyera për të nisur ditën me energji. Ata ndihmojnë në rritjen e forcës dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Fruta dhe perime të freskëta
Përdorni fruta dhe perime sezonale, të tilla si portokalle, kivi, ose spinaqi. Këto janë të pasura me vitamina C dhe antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin të mbajë energjinë.
Karbohidrate të shëndetshme
Konsumoni një fletë mesatare buke integrale. Ajo ofrojn karbohidrate dhe fibra, të cilat do të ndihmojnë në mbajtjen e ngopjes për një kohë të gjatë.
Sigurohuni të merrni yndyrna të shëndetshme
Përdorni arra, fara, ose avokado si burime të yndyrnave të shëndetshme. Këto yndyrna përmirësojnë funksionimin e trurit dhe shëndetin e zemrës.
Discussion about this post