Quhet Chiara Trevisan, është 46 vjeçe dhe me profesion lexon libra për të panjohurit.
“Zyra” e saj është ne çdo cep të botës ku mund të mbërrijë biçikleta dhe karroca e saj e ngarkuar me libra, fraza, fjalë, histori.
Në kokë mban një kapele blu. Për dike duket qesharake .
Ajo e përkufizon veten si një “lecuese vis-à-vis”. Prej pesë vitesh mund ta gjeni në Piazza Carignano, në Torino, me shportën e saj me libra. Po ashtu edhe me një kuti plot fjali të shkruara në katrorë letre.
“Zgjidhni pesë – i thotë ajo kujtdo që afrohet.
– Bazuar në ato që i ndjeni më shumë tuajat, unë do t’ju lexoj një pasazh.”
Një ese, një klasike, një përrallë nga Hemingway, vargjet e Szymborskës, nuk ka rëndësi: Chiara të vjedhë shpirtin dhe ta kthen në formë fjalësh, duke rivendosur mrekullisht një marrëdhënie midis qenieve njerëzore që tashmë duket që kemi hequr dorë.
Nuk është një performancë e thjeshtë dhe Chiara nuk është thjesht një artiste rruge. Chiara është një arkeologe e marrëdhënieve shoqërore, një artizane e kulturës që rindërton me durim rrjetet emocionale përmes fuqisë së një gjuhe universale.
Në këtë errësirë të përshkuar nga urrejtja, dhuna dhe injoranca, ku gjysma e njerëzve deklarojnë me krenari se nuk kanë lexuar as edhe një libër në një vit, në të cilën kultura është kthyer për t’u parë me dyshim, Chiara është një fanar i ndezur në cep të kësaj rruge.
Le të mos e lëmë të shuhet për asnjë arsye.
Përktheu dhe përshtati: Mira Vataj
ObserverKult
Discussion about this post