Të gjithë besojmë se i pëlqejmë tregjet e Krishtlindjes, por a keni dëgjuar ndonjëherë për ato të pashkëve?
Ja ku po ju themi se ekzistojnë dhe janë fantastike. Në pranverë, një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar është ai i “tregjeve të Pashkëve” të cilat organizohen pikërisht në këtë periudhë të vitit. Ato janë të vendosura nëpër sheshe dhe në këtë mënyrë festohen jo vetëm Pashkët, por edhe ardhja e pranverës.
Çfarë mund të blini në tregjet e Pashkëve
Produktet pothuajse janë të ngjashme në të gjithë këto tregje, lule, tasa, lepurushë, vezë shumë ngjyrëshe si dhe ushqime të mira.
Ku të shkoni dhe kur
Tregjet më të famshme të këtyre festave janë në Vjenë e cila po ashtu ofron një shfaqje fantastike për Krishtlindje. Ja disa:
Sheshi Amm Hof (4-21 prill)
Freyung (3-21 prill)
Pallati Schönbrunn (27 mars-21prill)
Ndërsa në Gjermani janë të famshme ato të Nuremberg ku gjenden sende shtëpiake, qeramikë, produkte artizanale dhe pa dyshim ushqime të shijshme. Aty do të zhvillohet në datat 4-21 prill. Ndërsa në Pragë ka disa: Sheshi I qytetit të vjetër dhe sheshi Wencelsas, të dyja nga 5 deri më 27 prill.
Më 5 prill ka edhe në Zvicër, si ato në Arbon dhe Glarus. Më 18 do të mbahet në Sion, më 9 në Lukerbad dhe më 20 në Bremgarten.
Discussion about this post