Pas muajsh larg vëmendjes, Princesha e Uellsit ka ofruar një vështrim të rrallë dhe intim se si e përballon stresin. Jeni kuriozë të dini?
Në një video të publikuar nga Kensington Palace, Kate foli për marrëdhënien e saj me natyrën, duke e përshkruar atë si një burim të çmuar paqeje të brendshme, veçanërisht pas betejës së saj të fundit me kancerin.
“Më duket se këto mjedise janë shumë shpirtërore dhe përfaqësojnë, mendoj, një rilidhje emocionale shumë intensive dhe të fortë” tha Kate.
“Jo të gjithë kanë të njëjtën marrëdhënie me natyrën, por për mua është një vend thellësisht kuptimplotë, ku mund të gjesh ekuilibrin dhe një lloj paqeje dhe rilidhjeje në një botë përndryshe shumë të furishme. Kur gjithçka duket se del jashtë kontrollit, është në thjeshtësi ku mund të gjendet stabiliteti dhe për mua ka qenë natyra”.
Kate Middleton u shfaq e buzëqeshur, e relaksuar, me një natyralitet që goditi shumë në videon e publikuar pas diagnozës së kancerit dhe kjo gjë u prit me shumë dashuri nga të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e saj.
Discussion about this post