Vera nuk është dhe aq larg sa duket he të gjithë preferojmë që të shfaqemi me një nxirje perfekte në muajt në vazhdim. Por për të marrë një pamje të njëtrajtshme nuk mjafton vetëm të ekspozohemi në diell.
Përgatitja e lëkurës është thelbësore për të arritur një nxirje të shpejtë, më të qëndrueshme dhe mbi të gjitha më të shëndetshme.
Ja disa këshilla se sit ë veproni:
Eksfolojeni mirë
Përpara se të dilni në diell është e rëndësishme ta pastroni lëkurën mirë. Heqja e qelizave të vdekura ju lejon të merrni një nxirje më uniforme. Eksfolimi ndihmon gjithashtu qarkullimin e gjakut, duke stimuluar prodhimin e melaninës, pigmetit përgjegjës për ngjyrën e artë të lëkurës. Mund të zgjidhni të bëni një scrub të bërë në shtëpi me përbërës natyralë si sheqer, kripë ose kafe. Është mirë të bëni eksfolim dy ose tre ditë para ekspozimit në diell për të shmangur acarimin.
Mbani lëkurën të hidratuar
Lëkura e hidratuar është baza për një nxirje të mirë. Kur lëkura është e thatë ajo mund të shkrihet lehtë dhe nxirja zhduket shpejt. Mbajtja e lëkurës të hidratuar, jo vetëm që e bën atë më elastike por edhe e mbron atë nga dëmtimi I diellit. Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë gjatë gjithë ditës për të hidratuar lëkurën nga brenda – jashtë. Gjithashtu, aplikoni rregullisht një hidratues, mundësisht atë me bazë aloe vera ose vaj kokosi, i cili ushqen në thellësi lëkurën.
Mos hiqni dorë nga suplementet dhe një dietë specifike
Ka disa suplemente që mund të nxisin prodhimin e melaninës dhe të përmirësojnë cilësinë e lëkurës gjatë ekspozimit në diell. Karotenoidet, të tilla si beta-karotina, të gjetura në ushqime si karotat, spinaqi dhe specat, janë veçanërisht të dobishme në zhvillimin e një nxirjeje natyrale të artë. Para se të merrni ndonjë suplement, është gjithmonë mirë që të konsultoheni me një mjek ose nutricionist.
Mos hiqni dorë nga kremrat kundra diellit
Mos e nënvlerësoni kurrë rëndësinë e kremit të diellit. Përdorni një krem që është i përshtatshëm për lëkurën tuaj pasi është e thelbësor për të shmangur djegiet nga dielli dhe dëmtimet afatgjata. Ideale do të ishte një krem kundër dielli me SPF 50.
Ekspozojeni veten në diell gradualisht
Një nxirje e shpejtë nuk do të thotë të kaloni orë të tëra në diell. Çelësi është të ekspozoni veten gradualisht. Filloni me seanca të shkurtra prej 15-20 minutash dhe ngadalë rrisni kohën e ekspozimit.
Discussion about this post