Kanë kaluar pothuajse tri dekada që nga debutimi i Eminem me albumin “Infinite” dhe që atëherë, reperi nga Detroiti ka ndërtuar një nga karrierat më të suksesshme në historinë e muzikës.
Ai ka publikuar 12 albume në studio, dy përmbledhëse, një EP dhe ka mbajtur gjashtë turne botërorë.
Suksesi i madh erdhi në vitin 1999 me “The Slim Shady LP”, që përfshinte hite si “My Name Is”, “Role Model” dhe “Guilty Conscience” me Dr. Dre.
Megjithatë, edhe sot, disa fansa po zbulojnë detaje interesante për emrin e tij artistik.
Një përdorues në Reddit u habit kur kuptoi se “Eminem” vjen nga inicialet e emrit të tij të vërtetë, Marshall Mathers (MM) – pra, “M&M”, që më pas u bë “Eminem” për arsye ligjore.
Në fakt, reperi nisi të bëjë rap që në moshën 14-vjeçare, kur përdorte pseudonimin “M&M” bashkë me mikun e tij Mike Ruby, që quhej “Manix”.
Albumi më i fundit i Eminem, “The Death of Slim Shady”(Coup de Grâce), u publikua në korrik 2025 dhe shkaktoi bujë të madhe. Më 13 shtator, ai publikoi versionin e zgjeruar të albumit, ku përfshihet edhe remix-i i këngës “Fuel” me Westside Boogie dhe Grip. / Shqip
Discussion about this post