Nëse ke ndonjëherë ndjesinë se truri yt nuk ndalet as natën vonë, kur gjithçka tjetër ka pushuar… ndoshta fajin e ka horoskopi! Disa shenja të zodiakut janë të njohura për tendencën e tyre për të analizuar çdo situatë, çdo fjalë, çdo emoji – dhe jo vetëm një herë, por dhjetë herë radhazi.
Ja kush janë “kampionët” e të menduarit shumë në horoskop:
1. Virgjëresha
Të lindurit në këtë shenjë nuk mund të mos analizojnë gjithçka. Nga një “po” e thjeshtë në një mesazh, deri te mënyra si dikush i pa në rrugë – për Virgjëreshën gjithçka ka një domethënie të fshehur.
2. Akrepi
Misterioz dhe emocional, Akrepi ka zakonin të analizojë gjithçka në thellësi. Nëse s’i ktheve mesazhin në kohë, ai e ka bërë tashmë një skenar në kokë ku je bërë armik për jetë.
3. Peshorja
E njohur për pavendosmërinë e saj, Peshorja rrallë merr një vendim pa e peshuar nga 20 kënde të ndryshme. Edhe pas vendimit, nuk është çudi të pendohen dhe të analizojnë se çfarë mund të kishin bërë ndryshe.
4. Ujori
Mendja e Ujorit funksionon si një kompjuter me 100 faqe të hapura njëkohësisht. Edhe kur duket cool dhe indiferent, brenda vetes është duke analizuar gjithçka që ndodh rreth tij – dhe më shumë.
5. Gaforrja
E ndjeshme dhe emocionale, Gaforrja e lidh çdo situatë me një ndjesi personale. Një fjalë e vogël mund ta ndjekë për ditë të tëra dhe ajo do të përpiqet ta kuptojë nga çdo kënd i mundshëm.
Discussion about this post