Në një festë magjike që mblodhi mbi një mijë të rinj nga e gjithë Danimarka, Princesha Isabella festoi 18-vjetorin me një event madhështor në Teatrin e Vjetër Mbretëror në Kopenhagë. Veshur me një fustan balloje që shkëlqente, princesha mbërriti në tapetin e kuq së bashku me prindërit, Mbretin Frederik X dhe Mbretëreshën Mary, si dhe vëllezërit e motrën, Princin Christian, 19 vjeç, dhe binjakët Josephine e Vincent, 14 vjeç.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe figurat kryesore të familjes mbretërore daneze, përfshirë Mbretëreshën Margrethe, që festoi 85-vjetorin. Mijëra të ftuar, përfshirë të rinjtë që fituan bileta me short, ndoqën një program artistik që varionte nga opera dhe baleti klasik deri te muzika pop dhe kërcimi modern.
Gjatë mbrëmjes, Princesha Isabella u ul në Galerinë Mbretërore mes prindërve të saj, ndërsa skena mbushej me interpretime të veprave të Molière, Puccinit dhe Rossinit, si dhe performanca nga artistë të njohur si Medina dhe trupat e baletit danez.
Në event morën pjesë edhe kushërinjtë simpatikë të princeshës, Konti Nikolai dhe Konti Felix, duke treguar se tensionet e vitit 2023 pas heqjes së titujve nga Mbretëresha Margrethe duket se i përkisnin të kaluarës.
Pak ditë më parë, në një tjetër ceremoni në Aarhus, Princesha Isabella mbajti fjalimin e saj të parë publik, duke surprizuar të pranishmit me një hyrje plot humor dhe vetëironi, tregues i një princi të ri me personalitet.
Discussion about this post