Kiara Tito, Bledi Mane, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes janë katër ish-banorët e rikthyer mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Me tu futur në shtëpi, Efi ka nisur ‘sulmin’ ndaj Dea Mishel, e cila e nxori në nominim me Kiarën dhe Luiz Ejllin dhe si pasojë u eliminua nga “Big Brother VIP2”.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo nisi që t’i kërkonte llogari edhe Luizit. Teksa po qëndronin jashtë të gjithë banorët, Efi i tha se si guxoi që të bënte tatuazhin, duke qenë se do ia bënte ajo. Me shaka i tha se ‘është i shpifur’ dhe këtu ndërhyn Kiara dhe i thotë se është i bukur dhe se ajo do i bëjë asaj tatuazh pasi të dalin nga BB VIP.
Pjesë nga biseda:
Efi: Kemi një muhabet këtu
Luizi: Për tatuazhin
Efi: Po, si guxove?about:blank
Luizi: Po ti ike
Kiara: Po bëjmë prapë po hëabout:blank
Efi: Erdha, ja ku jam
Luizi: Po nuk kemi aparaturaabout:blank
Efi: Dal ta shoh i çik, shumë i shpifur
Luizi: E di
Kiara: Kush është i shpifur moj?
Efi: Nuk ja ka bërë mirë
Kiara: E ka qarë, ça thua. Pse nuk ja ka bërë mirë?
Efi: Se nuk ja kam bërë unë
Kiara: Mirë, do ma bësh mua ti kur të dalim, se pajisjet nuk i ke këtu
Efi: Bëjmë kërkesë të sjellin pajisjet.
Discussion about this post