Tashmë është mësuar fakti se disa nga banorët e Big Brother janë angazhuar në një film.
Mjaft janë kuriozë se cili do të jetë roli i Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. Mësohet se dyshja do të jenë çift, pra burrë dhe grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, dhe protagonistë kryesorë ka aktoren dhe këngëtarin.
Së fundmi gazetari Blendi Salaj ka zbuluar ditën e sotme gjatë programit Wake Up disa detaje të reja nga filmi ku këngëtari dhe aktorja do të luajnë.
Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.
“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz Olta”, u shpreh ai.
“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”, shtoi moderatori.
Discussion about this post