Që në ditën e parë të hyrjes së tij në “Big Brother VIP”, Qetsori u konsiderua si një lojtarë i fortë dhe pretendent për fitor, duke ditur edhe eksperiencën e tij me këtë program.
Ai hyri me ide të qarta dhe u pozicionua pranë Oltës si fizikisht ashtu edhe në lojë. Por gjatë një bisede së fundmi me Luizin dhe Armaldon fjalët e tij kanë habitur publikun.
“Olta ka dash të flas me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin proçese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 kalamaj, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për tu sjellë sikur më ka nën joshja. Do ta shoh, kur t’i vi momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askën unë këtu nga ju. As nga të mijët , as nga ju. Fare.”, ishin fjalët e Qetsorit.
Discussion about this post