Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi kanë treguar prej kohësh miqësinë e tyre të ngushtë. E duket se si traditë e kësaj miqësie është që këtë periudhë të vitit ia kushtojnë njëra-tjetrës dhe pushimeve ekzotike. Edhe këtë herë dy shoqet e ngushta kanë zgjedhur Egjiptin për të kaluar disa ditë larg rutinës së përditshme. Aktoret kanë ndarë në Instagramet e tyre disa foto interesante “vibe” pushimesh.
“Edhe jemi zënë këto ditë për mospërputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë)”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e postimit të fundit.
Ndërkohë këto pushime të artisteve mund të quhen me plot gojën luksoze. Pasi me një kërkim të thjeshtë në internet zbulon se një dhomë në hotelin ku qëndrojnë shoqet arrin mbi 1 mijë euro për një natë.
Kujtojmë që edhe një vit më parë në fillim të muajit korrik Arjola dhe Adriana udhëtuan për pushime po në Egjipt. Si duket ky qenka destinacioni i tyre i preferuar, ku patjetër kalojnë çdo verë.
Discussion about this post