Këtë vit personazhet e “Kepit të Tundimeve” do të jenë VIP-a dhe njëri prej tyre është konfirmuar së fundmi nga autorja e programit, Olsa Muhameti.
Bëhet fjalë për Ronaldo Sharkën, emri i të cilit është përfolur dhe më parë në rrjet.
“Sa kam qeshur o vipi i Kepit”, i ka komentuar Olsa gazetarit në postimin e tij të fundit.
“Reality show” “Kepi i Tundimeve” u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.
Discussion about this post