Moderatori i njohur, Alban Musa nuk do të jetë më pjesë e Televizionin ABC.
AlbEu.com mëson se Musa do të rikthehet në “shtëpinë e vjetër”, në ekranin e Top Channel. Moderatori ka mbyllur marrëveshjen me televizionin dhe do të marrë sërish të njëjtin program që drejtonte në vitin 2016 bashkë me Anjeza Majën, “Në shtepinë tonë”.
Por ky program nuk e rikthen vetëm si moderator Alban Musën, por këtë herë edhe si autor të formatit.
Tashmë figura e Alban Musës në emisionet e pardites është mjaft familjare për shqiptarët prandaj pritet që edhe këtë herë moderatori të ketë sukses./albeu.com/