Aktori Amos Muji Zaharia i cili ishte i ftuar në Big Brother Fan Club” iu ka kërkuar ndjesë familjarëve të Kiarës për fjalën ofenduese që përdori kur ishte në shtëpinë e “Big Brotherit.”
Ai ka theksuar se nuk e mbante mend momentin kur ka ndodhur i gjithë debate, dhe gjithçka ka ndodhur në çaste nervozizmi.
Gjatë një debate që pati me Luizin brenda shtëpisë ai ka thënë në fund me zë të ulet: “Krisu ti dhe ajo putana jote”.
“Unë nuk e mbaj mend, seriozisht. Ka qenë moment nervozizmi. Por sido që të jetë, shkau. Të gjithëve na ka ndodhur që në një moment nervozizmi të kemi thënë disa gjëra që…E kam fjalën që nuk kam ofenduar njerëz në atë shtëpi, nuk ka qenë karakteri im,” u shpreh ai në Fan Club.
“E kam thënë, sepse e kam parë që e kam thënë, nuk mund ta mohoj dot. Nuk e dija që e kisha thënë, ka dalë në sipërfaqe padashur në një moment nervozizmi. Ajo nuk është një gjë e lehtë, e di që jashtë ka familjarë. Patjetër që u kërkoj ndjesë,” ka shtuar ai.
Amos gjithashtu ka folur edhe për humorin që ka përdorur brenda shtëpisë, dhe ka thënë që gjithçka është keqkuptuar dhe kjo ka ndodhur për shkak se publiku nuk e njeh atë.
“Shumë prej jush që më njohin e ma dinë humorin, më kanë kuptuar, e shumë të tjerë që nuk më njohin, më kanë keqkuptuar…Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mia, sjella ime, qëndrimet e mia në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë!” tha aktori.
Discussion about this post