Anëtari i fundit i mbetur nga një grup indigjen i lokalizuar në Brazil ka ndërruar jetë, thonë zyrtarët.
Burri, emri i të cilit nuk dihet, kishte jetuar në izolim total për 26 vitet e fundit.
Ai njihej si “Njeriu i gropave” pasi gropat i përdorte për të zënë në kurth kafshët, por dhe si hapësira për tu fshehur në rast të ndonjë sulmi.
Trupi i tij u gjet më 23 gusht jashtë kasolles së tij prej kashte. Kur u gjet, u provua se nuk kishte shenja dhune.
Burri ishte i fundit i një grupi indigjen, gjashtë anëtarët e tjerë të së cilit u vranë në vitin 1995. Grupi jetonte në zonën indigjene Tanaru në shtetin Rondonia, i cili kufizohet me Bolivinë.
Shumica e fisit të tij mendohej se ishte vrarë qysh në vitet 1970 nga fermerët, që donin të zgjeronin tokën e tyre.
“Njeriu i gropave” mendohet se ka qenë rreth 60 vjeç dhe ka vdekur për shkaqe natyrale.
Nuk kishte shenja të ndonjë inkursioni në territorin e tij dhe asgjë në kasollen e tij nuk ishte prekur, thanë zyrtarët, por policia do të vazhdojë të kryejë një hetim edhe pas vdekjes.
Sipas kushtetutës së Brazilit, njerëzit indigjenë kanë të drejtë të jetojnë në tokën e tyre tradicionale. “Njeriu i gropave” ishte monitoruar për sigurinë e tij nga agjentë të Agjencisë së Çështjeve Indigjene të Brazilit (Funai) që nga viti 1996.
Në vitin 2018, anëtarët e Funai arritën ta filmojnë njeriun gjatë një xhirimi të rastësishëm në xhungël. Në pamje, ai mund të shihet duke goditur një pemë me diçka që i ngjan një sëpate.
Agjentët e Funait e vizituan në kasollen e tij, e cilat ishte ndërtuar nga kashta dhe gropat e thella që ai hapi.
Disa prej gropave kishin thumba të mprehta në fund dhe mendohet se ishin kurthe për gjuetinë e kafshëve, ndërsa të tjerët besohet se ishin hapësira fshehjeje që ai përdorte kur afroheshin të huajt.
Dëshmitë e gjetura në kasollet dhe kampingjet e tij sugjerojnë se ai mbolli misër dhe maniok e fruta të tilla si papaja dhe banane.
Ka rreth 240 fise indigjene në Brazil, shumë të kërcënuara pasi minatorët e paligjshëm, prerësit dhe fermerët shkelin territorin e tyre, paralajmëron Survival International, një grup presioni që lufton për të drejtat e njerëzve indigjenë.
Discussion about this post