Michelle Obama ka dhënë një intervistë, ku nuk ka nguruar të zbulojë shumë sekrete nga vitet e para të martesës me Barack Obamën. Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve ka folur për “REVORT Studios” dhe i është referuar jetës së përbashkët me bashkëshortin, ndërsa ka treguar se “për dhjetë vjet nuk e duroi dot”.
Siç ka treguar ajo, pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, Sasha dhe Malia, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira. “Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim”, deklaroi ajo.
Ndërkohë që ishte nënë e re dhe përpiqej të mbante vajzat e saj, Barack Obama po shijonte kohën e tij, duke luajtur golf apo duke shkuar në palestër. Siç shprehet Michelle, pas lindjes së dy vajzave të tyre, Sasha dhe Malia, gjërat ishin të vështira me njëri-tjetrin.
“Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40”, tha ajo pasi kujtoi periudhën kur burri i saj ishte fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpinë e tyre.
Në lidhje me fëmijët dhe nëse i plotësonte nevojat e tyre, ajo shpjegoi: “Fëmijët janë si terroristë. Kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës. Por ju i doni më shumë se çdo gjë dhe nuk mund t’i fajësoni. Kështu, ju domosdoshmërisht ktheheni kundër njëri-tjetrit”. Së fundi, ajo ka dashur t’u dërgojë një mesazh dëgjuesve të saj, sado “klishe” të tingëllojë. Siç tha Michelle, “nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë”, ndërsa ka theksuar se “ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të jemi të duruar”.
Discussion about this post