Ka nisur një luftë e ftohtë mes ikonës, Victoria Beckham dhe nuses së saj, Nicola Peltz, raporton Page Six. 27 vjeçarja u martua me Brooklyn Beckham, djalin e madh të Victorias dhe ish futbollistit David Beckham në prill por thuhet se përplasjet kanë nisur para dasmës.
“Ata nuk e durojnë njëra-tjetrën dhe nuk flasin. Organizimi i dasmës ishte i tmerrshëm”, tha një burim për Page Six. Sipas burimit, Peltz nuk donte që vjehrra e saj e famshme të përfshihej në çështjet e dasmës dhe se komunikimi mes tyre ishte thuajse minimal.
“Ata nuk kanë folur shumë me të në muajt e fundit“, tha burimi, i cili shtoi se pati tensione kur Brooklyn postoi një kopertinë të revistës Tatler që e quajti Peltz “Zonja e re Beckham”.
Peltz mund të ndihet xheloze për nënën e famshme të burrit dhe nuk i pëlqen vëmendja që merr, veçanërisht rreth ditës së saj të dasmës.
Burimi: Page Six
Discussion about this post