Hulumtimet kanë treguar se ekziston një frut i thatë që në fakt “godet” drejtpërdrejt qendrën e vetëkontrollit në tru dhe në këtë mënyrë na pengon të hamë ushqime dhe ëmbëlsira jo të shëndetshme.
Këto janë arrat, të cilat janë të pasura me yndyrna të dobishme Ω-3, proteina, magnez, vitaminë B6 dhe vitaminë E dhe në të njëjtën kohë arrijnë të nxisin ndjenjën e ngopjes dhe të reduktojnë në mënyrë drastike dëshirat.
“Ne e dimë se arrat na bëjnë të ndihemi më të ngopur, por ishte befasuese për ne kur zbuluam se arra ndikon në aktivitetin e trurit kur ushqimi është para nesh dhe, si rrjedhojë, ndikon në zgjedhjet tona ushqimore dhe sa të uritur jemi,” tha Dr. Tamar Samuels, bashkëthemeluese e Culina Health dhe shton se arrat janë zgjedhja kryesore kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një fruti të thatë që do të japë efekte anti-inflamatore në trup.
Discussion about this post