Pica është një nga ushqimet e shpejta të preferuara dhe duket se nuk është aq e keqe për shëndetin tonë. Nëse përgatitet me përbërës të freskët, pica mund të lehtësojë simptomat e artritit reumatoid, ka zbuluar hulumtimi.
Është një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar sulmon gabimisht qelizat e shëndetshme, duke shkaktuar inflamacion dhe ënjtje. Gjendja e dhimbshme shkakton ngurtësi në kyçe dhe nuk ka shërim.
Shkencëtarët në Itali, kanë zbuluar se ngrënia e të paktën gjysmë pica në javë mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti reumatoid deri në 80 për qind.
Ekspertët thanë se kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore që gjenden në disa nga përbërësit e freskët.
“Efektet e dobishme janë shkaktuar ndoshta nga moracerolm dhe, në një masë më të vogël, vaj ulliri, por ne nuk mund të vlerësojmë efektin e mundshëm të salcës së domates,” shkruajnë studiuesit në përfundimin e studimit të botuar në revistën Nutrients.
Ekspertët analizuan lidhjen midis konsumit të picës dhe efektit të saj në artritin reumatoid në mesin e 365 personave midis 18 dhe 65 vjeç.
Pjesëmarrësit që hëngrën gjysmë pica më shumë se një herë në javë raportuan një ulje të dhimbjes në krahasim me ata që hanin dy pica në muaj. Ata me forma më të rënda të sëmundjes që hëngrën gjysmë pica në javë përjetuan një reduktim të dhimbjes me 80 për qind në krahasim me grupin që e konsumonte më rrallë./abcnews.al
Discussion about this post