Një pije e ngrohtë shpesh konsiderohet një ilaç për probleme shëndetësore të frymëmarrjes si ftohja ose gripi.
Në fakt, studimet tregojnë se pijet e nxehta mund të ndihmojnë në lehtësimin e përkohshëm të simptomave si rrjedhjen e hundëve dhe dhimbjet e fytit. Plus, nuk mund të mohohet se një filxhan i ngrohtë në duart tuaja është ngushëllues ndërsa luftoni me një virus.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për kafenë, nxehtësia nuk mjafton për ta pirë atë kur jeni sëmurë.
Më poshtë, ekspertët ndajnë mendimet e tyre.
Kafeja ju mban zgjuar, por trupi juaj ka nevojë për pushim kur është i sëmurë. Gjumi ndihmon trupin tuaj të rikuperohet nga këto viruse dhe duke qenë se kafeja synon t’ju mbajë zgjuar, mund ta bëjë më të vështirë t`ju zërë gjumi.
E njëjta gjë vlen edhe për pijet energjike, të cilat shpesh kanë më shumë kafeinë se një filxhan kafe.
Për konsumuesit e rrallë të kafesë, ajo gjithashtu mund të jetë dehidratuese.
Dhe nëse keni të vjella ose diarre të lidhura me sëmundjen, është dyfish e rëndësishme të përqendroheni te hidratimi (me ujë dhe jo me kafe).
Për më tepër, kafeja mund t’ju krijojë shqetësim në stomak.
Discussion about this post