Secili mashkull ka pikat e forta dhe të dobëta. Këto janë më të fortat e tyre në bazë të shenjës që kanë në zodiak.
Dashi: Besimi tek vetja. Meshkujt e kësaj shenje kanë shumë besim tek vetja dhe me këtë virtyt bëhen edhe më tërheqës. Atyre ju pëlqejnë edhe sfidat dhe ndërmarrin shumë të tilla.
Demi: Mbështetja e pakushtëzuar. Nëse keni nevojë për një krah ku të mbështeteni apo për një dorë që do iu ndihmojë të ecni para, një dem është i duhuri. Ai jep mbështetje pa asnjë kusht.
Binjakët: Zgjidhja e problemeve. Meshkujt e kësaj shenje janë shumë fleksibël dhe të gatshëm për çdo gjë. Kur ju dalin probleme ata e gjejnë menjëherë zgjidhjen dhe ndihmojnë edhe të tjerët.
Gaforrja: Këshillimi. Nëse doni këshilla vërtet të vyera kërkojini nga një gaforre. Ata janë vërtet inteligjentë.
Luani: Bujaria dhe zemërgjerësia. Edhe pse mund të duken krenarë dhe mendjemadhe, meshkujt e kësaj shenje kanë zemër të madhe dhe janë shumë të dashur.
Virgjëresha: Zgjidhës i mëdyshjeve. Meshkujt e kësaj shenje adhurojnë ta bëjnë të lumtur atë që duan dhe dinë të sillen me partneren. Kur duhen marrë vendime ai sugjeron zgjidhjen e duhur dhe gjen përherë përgjigje.
Peshorja: Përshtatja. Meshkujt e kësaj shenje dinë të përshtaten me çdo situatë dhe ruajnë përherë ekuilibrin. Kjo në fakt bën që të kenë edhe lidhje afatgjata.
Akrepi: Emocionaliteti. Meshkujt e kësaj shenje, ndryshe nga sa duken, janë shumë emocionalë dhe shumë të lidhur me personat që duan. Ata besojnë tek lidhjet afatgjata dhe jepen me gjithë shpirt. Me ta në krah nuk do mundojë asnjëherë pasioni.
Shigjetari: Hareja. Meshkujt e kësaj shenje nuk qëndrojnë asnjëherë të mërzitur dhe duan t’i shohin të lumtur e të gëzuar ata që kanë në krah.
Bricjapi: Drejtësia. Meshkujt e kësaj shenje mendojnë shumë para se të veprojnë dhe mundohen që të bëjnë atë që duhet çdo moment.
Ujori: dashamirës ndaj vetes. Meshkujt e kësaj shenje e vlerësojnë lirinë e tyre dhe nëse nuk iu ecin gjërat mirë me partnerin shohin të mirën e vetes. Në fund të fundit po nuk deshe veten nuk ke si t’i duash të tjerët.
Peshqit: Dashuria pa kushte. Meshkujt e kësaj shenje janë të jashtëzakonshëm sidomos kur bëhet fjala për t’i pasur në krah. Partnerja e tyre është e gjithë bota dhe ata i ofrojnë asaj dashuri pa kushte. Lum ju që keni një mashkull të tillë në krah.
Discussion about this post