Sipas astrologëve të lindurit në 3 shenjat e mëposhtme në nëntor duhet të përballen me një zhgënjim që do t’i vërë para një prove të vështirë, ja për cilat bëhet fjalë:
Binjakët
Vështirësitë e kohëve të fundit do të kulmojnë me një vetëdije të papritur që do t’u hapë sytë. Do t’ju duket sikur papritmas dikush do të ndizte dritën, pa e vënë re që ishit ploësisht në errësirë. Dhe zhgënjimi që do të lindë pikërisht nga ajo që do të zbuloni para jush do t’ju bëjë të bëni mirë llogaritë me veten. Një situatë që e keni duruar, ku keni provuar të gjeni kënaqësi papritmas do të zbulojë veten dhe do të kuptoni që nuk ka qenë aspak ashtu siç mendonit ju. Do të duhet kohë, por plaga do të shërohet dhe humori i mirë e lumturia do të trokasin përsëri në derën tuaj.
Peshorja
Të bësh llogaritë me realitetin nuk është kurrë e lehtë, as të pranosh gabimet, sidomos para dikujt që ju ka kërkuar të kuptoni si janë gjërat. Të dashur miq të Peshores, para jush po vjen një zhgënjim i madh dhe do të jeni ju vetë që do të zhgënjeheni. Ose më mirë të kuptoni se ai që jeni shndërruar nuk është personi që do të donit të ishit. Shikohuni në pasqyrë dhe qartësohuni në brendësi të zemrës suaj. Kohët e fundit keni bërë gabime dhe të mëdha madje. Por a ia ka vlejtur? Përgjigja tashmë është e qartë në zemrën tuaj. E dini që mund të mbështeteni në zemërgjerësinë e njerëzve që ju duan shumë. Do t’ju shërbejë për të kuptuar ç’njeri i mrekullueshëm e plot talente jeni.
Peshqit
Nëse ka një shenjë të zodiakut që nuk meriton të tradhtohet, jeni ju. Pafajësia juaj, bota juaj imagjinare plot ëndrra dhe dëshira do të tronditet shpejt nga një zhgënjim që do t’ju lërë të shokuar për pak kohë. Por javët në vijim do të mblidhni copat e zemrës suaj, të thyera nga një person të cilit i besonit 100%. Nuk do të jetë e lehtë të merrni veten, por për fat të mirë jeni të rrethuar nga njerëz që do t’ju tregojnë se në botë ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të buzëqeshni.
Discussion about this post