Aktori shqiptar Alex Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri italian “Drag Race”, me rolin e tij “Vezirja”.
Ai prezantua dhe e përshkroi veten si “Drag Queen” i parë shqiptar.
Në këtë konkurs, Seitaj zgjodhi një veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar të stampuar në një bluzë.
“Drag Race” Italia është një serial televiziv dhe konkurs italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”.
Shfaqja paraqet një grup “drag queen”-ash italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.
Discussion about this post