Shumica e orizit vjen nga Kina dhe kjo është arsyeja pse Kina është prodhuesi më i madh i orizit, me 200 milionë tonë që prodhon çdo vit. Megjithatë, orizi i Kinës është i mbushur me pesticide, dhe për më tepër, shqetësimet janë rritur nëpër botë pasi po mendohet se në treg është futur edhe orizi plastik.
Ky lloj orizi prodhohet artificialisht dhe avullohet me aromë të orizit. Kështu, frika ndaj këtij orizi plastik ka bërë që njerëzit të gjejnë mënyra se si ta zbulojnë që ai është i rrejshëm.
Për fat të mirë ka disa teste që mund t’i bëni, për ta zbuluar orizin plastik. Këto janë ato:
Testi i mykut
Ky është ndoshta testi më i mirë dhe më i besueshëm për të zbuluar orizin plastik. E gjitha çfarë duhet të bëni është që të vendosni pak oriz të gatuar në një enë hermetikisht të mbyllur dhe ta mbani atë në një vend të ngrohtë për 48 orë.
Nëse orizi myket pas 2 ditësh, kjo do të thotë se ai është oriz organik i shëndetshëm. Por, nëse nuk myket gjatë kësaj periu dhe, atëherë kjo nënkupton se ai është artificial.
Testi i zjarrit
Për këtë test ju nevojitet pak oriz dhe një çakmak. Në mënyrë që ta zbuloni nëse orizi është plastik, ndizni disa kokrra të orizit dhe nëse fillojnë të digjen menjëherë do të thotë se ato janë kokrra artificiale të orizit. Orizi i shëndetshëm nuk fillon të digjet menjëherë.
Testi i ujit
Dhe i fundit, testi me ujë, mund të përcaktojë kualitetin e orizit. E gjitha çfarë duhet të bëni është që të mbushni një enë me ujë dhe të shtoni një lugë gjelle oriz të gatuar në të. Nëse orizi qëndron pezull në ujë – është plastik, dhe nëse zhytet në fund është oriz organik.
Kështu, herën tjetër kur të blini oriz, sigurohuni që t’ia bëni këto teste të kualitetit dhe evitoni ngrënien e orizit plastik për drekë ose darkë.
Discussion about this post