Ne dimë të shmangim kafen dhe çokollatën para gjumit pasi të dyja përmbajnë kafeinë dhe mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës.
Ka disa pije që në të vërtetë mund të ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë gjatë gjithë natës. “Ushqimet dhe pijet që përmbajnë minerale të caktuara, bimë terapeutike, tripofen dhe një aminoacid thelbësor mund të ndihmojnë trupin tuaj në prodhimin e serotoninës dhe melatoninës. Këto janë hormone të rëndësishme në rregullimin e gjumit tuaj”- tha Dr. Matthew Schmitt, një mjek i mjekësisë së gjumit në Piedmont Healthcare në Gjeorgji.
Dy janë rregullat të cilat duhet të zbatohen me patjetër: Ndaloni të hani dhe pini të paktën dy orë para gjumit, në mënyrë që të shmangni shkuarjen në banjë dhe urthin gjatë gjithë natës. Shmangni kafeinën dhe aloolin në mbrëmjë.
Dhe mos anashkaloni atë që ekspertët e quajnë “higjiena e gjumit”.
Nëse keni probleme për të fjetur, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun dhe ndiqni disa nga këshillat tona.
Më poshtë do të gjeni disa çajra qetësues dhe aromatik gjithashtu edhe disa pije të tjera që mund t’ju ndihmojnë.
Çaj kamomili
A është koha për një filxhan kamomil? Çaji nga kamomili përdoret për qetësim dhe për gjumin.
Sipas një studimi të bërë në vitin 2017, ekstrakti nga kamomili përmirësoi cilësinë e gjumit të të moshuarëve .
Promovon qetësi dhe mund të zvogëlojë ankthin.
Çaji Ashwagandha
Ashwagandha, është një barishte e mjekësisë alternative e cila është përdorur tradicionalisht për të qetësuar nervat.
Ashwagandha mund të ndihmojë trupin të pushojë dhe të përgatitet për gjumë, si dhe të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të gjumit.
Çaji rrënjë Valerian
Ëeshtë një bimë që përdoret për të trajtuar pagjumësinë, ankthin, depresionin dhe simptomat e menopauzës.
Përmirëson cilësinë e gjumit për gratë që janë duke kaluar menopauzën. Gati një e treta e grave pas menopauzës që morën një kapusë valeriane dy herë në ditë për katër javë raportuan se kanë patur një cilësi më të mirë të gjumit.
Qumësht i ngrohtë
Falë triptofanit, kalciumit dhe magnezit në qumësht, pirja e qumështit të ngrohtë para shtratit mund të ju ndihmojë të flini më mirë. Nxehtësia e bën pijen më qetësuese dhe më të lehtë për tu tretur.
Çaji me balsam limoni
Balsami i limonit, është një barishte me aromë limoni që rrjedh nga e njëjta familje si nenexhiku, është përdorur tradicionalisht për përmirësimin e humorit.
Mund të ndihmojë në uljen e simptomave të pagjumësisë. Një studim i vitit 2011 zbuloi një ulje prej 42% në simptomat e pagjumësisë pasi ata morën ekstrakt balsam limoni çdo ditë për 15 ditë.
Discussion about this post