Librat rifreskojnë këndvështrimet tona mbi botën dhe jetën dhe na ndihmojnë të shpëtojmë nga imtësirat e jetës së përditshme, të cilat na bëjnë me ankth dhe na stresojnë.
Sipas trajneres së jetës, dhe psikoterapeutës shpirtërore Lucoia Garcia Giurgiu leximi është një nga mjetet më të përballueshme të rritjes personale që e kemi në dispozicion. Më tej ajo shtoi se ka kaq shumë njohuri të vlefshme në libra, të cilat mund t’i praktikoni në jetën tuaj.
Disa nga trajnerët e jetës dhe motivues kanë zgjedhur tre titujt për këtë verë, këta tituj ata i rekomanduan për CNBC Make It.
‘The Untethered Soul: The Journey Beyond Yourself’
Libër nga Michael A. Singer.
Ndërsa i rekomanduar nga Lucia Grcia Giurgu, një trajnere e jetës dhe psikoterapeutiste shpirtërore.
Sipas saj, ky libër ka një hyrje të shkëlqyeshme për vetëdijesimin e personave të rinj, ose që janë skeptikë në lidhje me praktikën jetësore. Ajo thotë se shkrimi i Singer-it e ka ndihmuar gjithmonë të reflektojë për atë që ka vërtetë rëndësi në jetë, që të mos i kushtojë shumë rëndësi gjërave të vogla, dhe të mërzitem për to.
‘The Great Work of Your Life: A Guide for the Journey to Your True Calling’
Ky libër është nga autori Stephen Cope
Rekomandohet nga Courtney Clifford, një trajnere e lidershipit dhe terapisë “equine” (terapi shpirtërore).
“Unë shpesh punoj me njerëz që janë në një moment të madh tranzicioni në jetën e tyre dhe ky libër është i përsosur për njerëzit që planifikojnë të bëjnë një hap ose që po përgatiten për një kapitull të ri të jetës së tyre”, përshkrimi i Clifford për librin në fjalë. Sipas saj, libri eksploron konceptin e ‘gjetjes së dharma-s suaj’, i cili, nga këndvështrimi i jogës, është qëllimi i shpirtit tuaj, arsyeja pse jeni këtu në Tokë.
Ju mund të keni një karrierë të suksesshme, por ende mund të ndieni se diçka mungon, ose është e paqartë për qëllimin më të gjerë që dëshironi të jetoni. Cope ofron një udhëzues konkret për atë që në të vërtetë do të thotë të zbulosh pasionin e zemrës tënde dhe se si mund të lidhet me një karrierë, ose t’ju ndihmojë të jetoni një jetë më të lumtur dhe më të frymëzuar”, ka shkruar Clifford.
‘BittersWeet: How Sorrow and Longing Make Us Whole’
Libri ështe nga Susan Cain.
Ndërsa rekomandohet që të lexohet gjatë kësaj vere nga një trajnere e jetës Mica Diamond.
Mica thotë “Unë ua rekomandoj këtë libër jo vetëm të gjithë klientëve të mi, por të gjithë njerëzve në jetën time, vetëm sepse ishte aq me ndikim për mua. Pra, shpesh në kulturën tonë, veçanërisht në SHBA, ne fokusohemi shumë në kërkimin e lumturisë dhe e lidhim lumturinë me suksesin”.
Më tej ajo shton se “Susan Cain e sfidon këtë nocion, duke argumentuar se gëzimi nuk mund të ekzistojë pa pikëllim: vallëzimi midis lumturisë dhe trishtimit, hapësirës ndërmjet të marrëve atë që duam dhe humbjes së asaj që shpresojmë, na lejon të ndihemi dhe të jemi të gjallë… dhe kjo është çelësi i përvojës njerëzore. Ajo na mëson të ndalojmë së rezistuari ndaj ndjenjave negative – pikëllimit, zemërimit, dhimbjes, trishtimit – dhe në vend të kësaj t’i përqafojmë ato si pjesë të përvojës njerëzore. Shkrimi i saj heq një pjesë të stigmës dhe rraskapitjes që vjen nga bartja e atyre emocioneve dhe ju tregon se si t’i lundroni këto ndjenja në një mënyrë më të shëndetshme”.
Discussion about this post