55 të famshëm, mes tyre Cate Blanchett, Jessica Chastain, Joaquin Phoenix, John Stewart dhe Michael Stipe, kanë dërguar një letër në adresë të Joe Biden për armëpushim në Rripin e Gazës.
“Ne kemi besimin se Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm diplomatik në përfundimin e armiqësive dhe ne i bashkojmë zërat tanë me ato të Kongresit Amerikan, UNICEF-it, Mjekët pa Kufij, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Dhembshuria dhe ligji ndërkombëtar duhet të mbizotërojnë”, shkruhet në letër.
Andrew Garfield, Ayo Edebiri, Channing Tatum, Rooney Mara, Rosario Dawson, Shailene Woodley dhe Susan Sarandon kanë nënshkruar gjithashtu.
Discussion about this post