Rovena dhe Mirela janë dy kunatat që përballen në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për çështjen e një apartamenti në Vlorë.
Mirela ka blerë para disa vitesh dy apartamente në një pallat, njërin prej të cilëve ia ka kërkuar Rovena pasi shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti. Rovena i ka ofruar edhe një pagesë prej 2 milionë Lekësh për qiranë.
Për 3 muaj, Mirela i ka thënë se apartamenti do të jetë gati por konflikti vijon prej një viti e gjysmë. Kur Rovena ka shkuar në këtë apartament sepse ka parë që kondicionerët ishin vendosur dhe mendoi se ishte gati, ka gjetur një banor aty që i ka thënë se shtëpia është e tij.
Ndaj ajo thotë se kunata e ka mashtruar dhe ia ka dhënë shtëpinë dikujt tjetër ndërkohë që ka marrë paratë. Replikat mes tyre bëhen aq të forta sa shkojnë deri në një përleshje që ndërpritet nga moderatori Ardit Gjebrea.
Rovena: Të pëlqeu leku ty? Të pëlqeu shumë?
Mirela: Dëgjo se s’plasa për lekët e tua, për atë 2 milionëshin.
Rovena: Plase, s’plase motër e dashur unë mezi e kam nxjerrë dhe nuk kam takat të punoj më.
Mirela: Moj e çmendur është futur abuziv.
Rovena: E çmendur je ti se ti punon me të çmendurit!
Mirela: E kam për nder që punoj me ata po harroji lekët se s’ke për t’i marrë!
Rovena: E dashur, 30 milionëshin këtu!
Mirela: Po s’ti dhashë lekët çfarë do më bësh?
Mirela: Provoje po s’të dogja si miu ty edhe…
Rovena: Vëllain tënd do djegësh.
Mirela: S’pyes më për nënën që më ka bërë moj!
Rovena: Vëllain tënd do djegësh!
Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë, do të të sjell policinë brenda e do të dal!
Rovena: Kë do djegësh ti? Vëllain tënd? Vëllain tënd do djegësh ti? Shtëpinë? Mua?
Mirela: S’pyes për nënën që më ka bërë kokën, moj merr vesh ti? Moj ndyrësirë! S’pyes për nënën! Përfiton nga djersa ime! Palaço!
Rovena: Unë nuk e gjej gjuhën me këtë lloj njeriu, unë nuk e gjej gjuhën!
Mirela: Moj merr vesh është futur abuziv?
Discussion about this post