Një mëngjes i shëndetshëm është i mirë për trurin, gjendjen shpirtërore dhe zemrën. Kur dikush mendon për një mëngjes të shëndetshëm, ajo çka i vjen ndërmend si fillim janë ushqimet jo të shijshme. Në realitet, për të filluar ditën me këmbën e djathtë, është e nevojshme të përqendroheni në ushqime të shëndetshme, por në të njëjtën kohë të kënaqni edhe shijen. Disa hulumtime kanë treguar se ngrënia e asaj që ju pëlqen, edhe kur duhet të bini në peshë, është një strategji e mirë për të qëndruar larg dëshirës për ushqim të tepërt dhe rrezikut për të shtuar peshë .
Po cilat janë këto ushqime? Më poshtë do të gjeni 5 variante ushqimesh jo vetëm të shëndetshme, por edhe shumë të shijshme..
Tërshëra është një burim i beta-glukanëve, përbërje që luftojnë inflamacionin kronik, i cili është përgjegjës për sëmundje të ndryshme. Tërshëra është e pasur me karbohidrate që sigurojnë energji afatgjatë për trupin.
Bajame: Të hash një grusht bajame për mëngjes është e mirë për shëndetin dhe gjendjen shpirtërore. Ato përmbajnë fibra të shëndetshme dhe acide yndyrore që japin ndjesinë e ngopjes. Janë gjithashtu të pasura me vitaminë E, e cila ka veti antioksiduese, si dhe kalcium, një mineral që i mban kockat të forta.
Boronicat janë një frutë i pasur me antioksidantë duke përfshirë acidet fenolike dhe antocianinat, të cilat luftojnë me plakjen e parakohshme. Ato gjithashtu kanë një përmbajtje të mirë të vitaminës C, e cila promovon prodhimin e kolagjenit, një proteinë që përveçse e mban lëkurën të butë, i mban muskujt të shëndetshëm.
Djathë Ricotta: Ricotta është një alternativë e vlefshme për qumështin dhe kosin. Siguron proteina të plota me të gjitha aminoacidet. Ka një fuqi të mirë ngopëse, ideale për të luftuar dëshirën për ushqim jashtë orarit dhe për të qëndruar larg kilogramëve të tepërt. Së fundmi, është një burim i mirë i vitaminave B, të cilat përfshihen në proceset metabolike.
Avokado ka një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore Omega 3 dhe fibrave që ndihmojnë në mbajtjen larg të kolesterolit të keq (LDL).Përmban gjithashtu vitaminë B6 e cila forcon sistemin imunitar dhe vitaminën B5 ose acidin pantotenik, i cili është një aleat i shkëlqyeshëm për shëndetin e trurit dhe zemrës. Avokado siguron edhe antioksidantë si luteina, e cila ka veti mbrojtëse për shëndetin e shikimit.
Discussion about this post