Të ushqyerit, sipas ekspertëve, luan një rol vendimtar jo vetëm në shëndetin e trupit, por edhe të shpirtit. Për sa i përket humorit, përveç gjumit dhe aktiviteteve të këndshme me të cilat mund të mbushim ditën, disa ushqime mund të na bëjnë më të lumtur. Shikoni disa prej tyre më poshtë…
1. Çokollatë e zezë
Antioksidantët në çokollatën e zezë “çlodhin” muret e enëve të gjakut, duke ulur presionin dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e 30 gram çokollatë të zezë në ditë për dy javë redukton nivelet e hormoneve të stresit tek njerëzit që e vlerësuan veten si shumë të stresuar.
2. Kërpudha
Kërpudhat janë të pasura me selen, dhe hulumtimet kanë lidhur mungesën e këtij antioksidanti me një rrezik më të lartë të depresionit, ankthit dhe lodhjes. Kërpudhat janë gjithashtu një burim bimor i vitaminës D.
3. Çaji jeshil
Një studim zbuloi se nivelet e stresit psikologjik ishin 20% më të ulëta te njerëzit që pinin pesë filxhanë çaj jeshil në ditë krahasuar me ata që pinin më pak se një. Rezultatet ishin të qëndrueshme edhe pas llogaritjes së faktorëve të tjerë, si mosha, indeksi i masës trupore, konsumi i alkoolit, pirja e duhanit dhe dieta.
Burimi: abcnews.al
Discussion about this post