Përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram në Evropë do të mund të abonohen në mënyrë që informacioni që ata marrin të jetë pa reklama, si një mënyrë për të respektuar rregullat strikte për privatësinë e të dhënave.
Duke filluar nga nëntori, përdoruesit në web mund të paguajnë rreth 10 euro në muaj, ndërsa përdoruesit e iOS ose Android do të paguajnë afërsisht 13 euro.
Çmimet më të larta pasqyrojnë komisionet e ngarkuara nga dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google për pagesat brenda aplikacionit.
Tarifa do të mbulojë të gjitha llogaritë e lidhura në Facebook dhe Instagram deri në mars, kur Meta do të fillojë të tarifojë 6 euro për çdo llogari shtesë.
Së fundmi Instagram po teston një tjetër veçori ku lejon përdoruesit të shohin postime vetëm nga përdoruesit e verifikuar.
“Ne po e eksplorojmë këtë si një kontroll të ri për njerëzit dhe një mënyrë që bizneset dhe krijuesit të zbulohen. Për të shikuar postimet e personave të verifikuar në feed-in tuaj duhet të klikoni te logoja e aplikacionit dhe aty më pas do të shfaqen tre opsione, në mesin e tyre edhe ‘Meta Verified'”, sqaroi kreu i Instagramit Adam Mosseri.
Discussion about this post