Disa njerëz nuk e durojnë dot të ftohtin, dhe nuk ndihen mirë sa herë temperaturat ulen. Ata kanë duar apo këmbë të ftohta dhe në shumë raste edhe dridhje të trupit. Kur moti ndryshon shumë shpesh, trupit i duhet disa javë që të përshtatet me temperaturat. Por nëse keni më shumë ftohtë kjo tregon diçka për shëndetin tuaj.
Hipotiroidizmi
Simptomat më të zakonshme të hipotirodizmit janë lodhja, depresioni dhe ndjesia e të paturit ftohtë gjithë kohës. Hipotiroidizmi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme në rregullimin e metabolizmit dhe të temperaturës së trupit. Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroides, proceset e tij ngadalësohen.
Sëmundja Reinaud
Kjo sëmundje lidhet me arteriet që gjenden te duart dhe te këmbët. Këto enë të qarkullimit të gjakut ngushtohen shumë dhe kështu qarkullojnë më pak gjak. Gjatë kësaj sëmundjeje, gishtërinjtë mund të marrin ngjyrë blu apo të bardhë. Kur gjaku fillon të qarkullojë normalisht, personat mund të ndjejnë dhembje te këto pjesë të trupit.
Anemia
Anemia ndodh kur një person ka më pak rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm, duke shpërndarë kështu oksigjen. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ndjesinë e të ftohtit që vjen pikërisht nga kjo mungesë e oksigjenit. Simptoma të tjera janë këmbë dhe duar të ftohta, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.
Disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë edhe ndjesinë e të ftohtit janë: Anemia nga mungesa e hekurit që është dhe më e përhapura ndër tyre. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak. Anemia nga mungesa e vitaminave e cila vjen si rrjedhojë e një kequshqyerje. Nivele të ulta të B12 apo acidit folik mund të çojnë në shfaqjen e anemisë.
Anoreksia nervoze
Ose e njohur ndryshe si anoreksi është një çrregullim në mënyrën e të ushqyerit e cila karakterizohet nga imazhi që ka personi për trupin e tij, por lidhet edhe me reagimin mendor dhe emocional ndaj shtimin në peshë. Personat që vuajnë nga anoreksia reduktojnë jashtëzakonisht shumë sasinë e ushqimit që konsumojnë dhe nxisin të vjellat.
Anoreksia mund të shkaktojnë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup. Trajtimet të kësaj sëmundjeje zakonisht kërkojnë konsultimin e mjekëve.
Discussion about this post