Aktorja Eriselda Shllaku beri disa deklarata te forta ne emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka bërë disa deklarata bombë. Ajo foli edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me aktorin e humorit Agron Llakaj. Eriselda ka qenë pjesë e spektaklit ‘Al Pazar’ për një periudhë kohore, derisa u shpreh se Agroni e pushoi nga puna sepse nuk mund të përballonte pagesën e saj.
Ajo shprehu dhe pakënaqësi të tjera ndaj aktorit të humorit.
“Dua të kujtoj bashkëpunimin me Agron Llakaj. Unë e kam vlerësuar si profesionist, dhe nga ekrani më është dukur natyrë e thjeshtë, popullor. Por në bashkëpunimin që kam patur me të, ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve.
Unë mendoj që artisti duhet të jetë i thjeshte, edhe kur është në pozicionin e një regjizori apo të drejtimit të një stafi. Më atë kam ndjerë një lloj mendjemadhësie. Komunikimi im me të ka qenë shumë korrekt, shumë brenda rregullave. Ndërkohë që në bashkëpunim artistik duhet të jemi më të hapur, më të ngrohtë me njëri-tjetrin, më miqësor.”
Discussion about this post