“Dëgjo, s’të kam harruar, të kam menduar gjithmonë. Nuk do gjesh tjetër si dashuria jonë. Ah sa më mundon!”
Me siguri sapo keni lexuar këto vargje ju ka ardhur natyrshëm t’i këndoni, por edhe të pyesni veten se ku humbi Luar Arani. Ishte viti 2011 kur ajo realizoi bashkëpunimin e suksesshëm me Flori Mumajesin, më pas ylli i ri në ngjitje vendosi të largohej drejt Gjermanisë dhe për jetën apo karrierën e saj nuk u fol më.
Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, prej nga ku zbuloi detaje që nuk i dinim më parë. Gjatë intervistës, artistja tregoie kur ishte e vogël, e ëma e thërriste “fëmija PSE”, sepse ishte më shumë kureshtare seç duhej. “Ndoshta tregonte edhe pak shenjë inteligjence, por unë kam qenë e tillë që fëmijë. Edhe pasi më përgjigjeshin, kisha një ‘pse’ për ‘pse’-në. Ndaj më ngeli “fëmija PSE”. Kam qenë e urtë. Bëja detyrat dhe gjërat e tjera, por flisja shumë.”,-tregoi ajo.
E pyetur nga modertorja Erjona Rusi, për profesionin që ka në Berlin, Luar zbuloi se punon agjente në sektorin financiar.
Erjona Rusi: Pse ky vendimi për të ikur në Gjermani? Ndikoi diçka, ndodhi diçka në jetën tënde që vendose të ikje?
Luar Arani: Pyetja një million dollarëshe. Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më goditi që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë, as vetë nuk e di pse vendosa të ikja.
Erjona Rusi: Në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”…
Luar Arani: Eh! Nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar, më sakte tek antikrimi financiar. Është një punë që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë.
E pyetur për një rikthim të mundshëm në Shqipëri, ajo tha: “ Unë mendoj që nuk do të isha tërësisht e lumtur të them të drejtën sepse të gjithë jetën e kam ndërtuar piano – mësime, Gjermani – Shqipëri. Edhe pse më lodh pak, nuk e di pse mendoj se nuk do të jem 100% e lumtur nëse kaloj këtej ose andej.”
Discussion about this post