“Love Island Albania” mbajti këtë të diel finalen e madhe të edicionit të parë. Ng 4 çiftet finalistë, ishte Arlindi dhe Ueda që u shpallën fituesit e këtij edicioni të parë. Ata morën më shumë vota nga publiku se sa çifti u dytit më i pëlqyer Amadea dhe Haris.
Çiftit fitues zgjodhën një nga dy zarfat, ku në njërin ishte dashuria dhe në tjetrin çmimi i madh prej 50 mijë euro. Arlindit i ra dashuria, ndërsa Uedës shpërblimi monetar, po kjo e fundit zgjodhi që shumën financiare do ta ndajë së bashku me partnerin e saj.
Gjatë finales mamaja e Arlindit i dërgoi një letër Arlindit duke i shprehur që është shumë krenare për të dhe për Uedën, si gruan e tij. Arlindi i propozoi ‘live’ Uedës për fejesë teksa takoi njëkohësisht dhe familjarët e saj.
Kujtojmë që katër çiftet finaliste ishin Amadea-Haris, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Everaldo-Aisha, dhe emocionet për ta ishin të mëdha gjatë gjithë mbrëmjes.
Discussion about this post