Tashmë nuk është më një sekret se zgjedhjet ushqimore që bëjmë, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë, përfshirë këtu edhe shëndetin e trurit.
Për të mbajtur të shëndetshme funksionet e trurit, ekspertët botërorë të shëndetit, këshillojnë që regjimi ushqimor të jetë sa më i larmishëm.
Por kur bëhet fjalë për frutat, një lloj është në qendër të vëmendjes, të cila zbulohet më poshtë.
Cili është fruti më i mirë për shëndetin e trurit?
Edhe pse plakja është një proces i natyrshëm dhe i pashmangshëm, ka shumë elementë që mund ta ngadalësojë këtë proces.
Një prej tyre është ushqimi që konsumojmë dhe në këtë aspekt duket se në përgjithësi frutat e pyllit janë ato që japin përfitimet maksimale.
Megjithatë edhe konsumi i frutave të tjera është një element kyç në shëndetin e trurit dhe shëndetin e përgjithshëm.
Kjo sepse frutat kanë plot vitamina, minerale, antioksidantë dhe përbërës të tjerë që ndihmojnë dhe përmirësojnë shëndetin.
Frutat e pyllit janë ato që në rastin e shëndetit të trurit japin më tepër përfitime sepse janë më të pasurat me antoksidantë, të cilat i shërbejnë më së miri këtij organi kaq kompleks.
Manaferrat, boronicat, mjedrat apo dredhëzat, duhet të jenë të gjithmonë në tryezën tuaj.
Këto fruta të vogla, janë gjithashtu shumë të shijshme dhe mund të përfshihen në kaq shumë receta.
Aq sa që nuk mund t’i përjashtosh nga regjimi ushqimor.
Pa marrë parasysh se cilën zgjidhni, ju do t’i siguroni trupit tuaj antioksidantë, fibra dhe shumë vitamina e minerale.
Një përfitim tjetër është se të gjitha janë me pak kalori dhe pa yndyrë.
Ato përmbajnë fitokimikate të ndryshme, duke përfshirë antocianinën, acidin kafeik, katekinën, kuercetinën, kaempferolin dhe taninën, në varësi të llojit që zgjidhni.
Këto fitokimikate mund të ofrojnë veti antioksiduese, anti-inflamatore, anti-virale për trurin, duke e ndihmuar atë të ngadalësojë procesin natyral të plakjes.
Pra, përfshirja e këtyre frutave në regjimin ushqimor mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet trurit tuaj për të ruajtur funksionet e tij.
Discussion about this post